Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Menduan se do të vuanin nga mungesat e vaksinave, por duhet të hedhin dozat

Në disa spitale, qendra shëndetësore dhe farmaci në Shtetet e Bashkuara, ka mijëra doza të vaksinave Covid-19 që kanë mbetur aty, pasi grupet me përparësi nuk duan të vaksinohen.

Nga më shumë se 22 milionë doza që janë shpërndarë, vetëm 6.7 milionë njerëz janë vaksinuar, sipas të dhënave nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Nuk ka asnjë arsye konkrete për ngadalësimin e vaksinimit ose për dozat që nuk përdoren, megjithatë sipas ekspertëve oferta dhe kërkesa jo gjithmonë janë në të njëjtën linjë. Por kjo është problem kur përkthehet në doza vaksine të nxjerra nga temperaturat e tyra të ftohta, e që më pas nuk përdoren.

Disa nga grupet me përparësi më të lartë, si punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit në azile, nuk e duan vaksinën, ose të paktën, jo akoma.

“Ne të gjithë menduam se problemi i vërtetë do të ishte një mungesë e tyre, ne menduam se do të kishim radhë ndërsa në fakt ajo që ne po zbulojmë është se ka akoma shumë vaksina,” tha Dr. Neil Calman, president dhe CEO i Institutit për Shëndetin Familjar.

“Çdo dozë që ka dalë nga një frigorifer është një jetë që nuk po kursehet potencialisht.”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Hungaria mbyllet sërish

T E

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...