Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Menduan se sekuestruan drogën me vlerë 1 milard dollarë, ja si u mashtrua policia

Zhurnal Ads

Policia Tailandeze kishin menduar se mundën të sekuestronin një sasi gjigante të drogës ketaminë me vlerë tregu gati 1 miliard dollarë. Mirëpo, e gjithë kjo ka rezultuar të  “një keqkuptim”, sipas ministrit të saj të Drejtësisë.

Testet laboratorike zbuluan se substanca në fakt është fosfat trisodiumi  një përbërje që përdoret zakonisht si detergjent pluhur.

Ministri Somsak Thepsuthin foli për një “gabim teknik” gjatë testimit në terren, i cili ka çuar sipas tij në pretendimin e pasaktë fillestar. Zyrtarët vendas e kishin kapur substancën në fillim të këtij muaji dhe e deklaruan atë si konfiskimin më të madh të ketaminës në Tajlandë.

Ketamina përdoret gjerësisht si anestetik, por për shkak të efekteve të saj halucinogjene përdoret edhe nëpër festa. Kjo lloj droge e veprimit të shpejtë mund të shkaktojë dëme serioze në organizëm e rrezikon të jetë dhe fatale për individin.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

BE dhe SHBA sot mbi Marrëveshjen e Parisit dhe klimën

S.B.

Merkel: Vaksinimet kundër koronavirusit sipas vullnetit të qytetarëve

S.B.

​Çdo 4 minuta vdes një person nga koronavirusi në Gjermani

S.B.

Dhuna në Kapitol, reagojnë udhëheqës të huaj

T E

Donald Trump duhet të largohet, trupat të mbeten

S.B.

SHBA: Pritet miratimi i vaksinës së dytë kundër COVID-19

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...