Menduh Thaçi shpreh ngushëllime familjarëve nga tragjedia në Koçan

nga Redaksia

Tetovë, 16 mars – Pas tragjedisë në Koçani që mori jetët e disa personave dhe u lënduan qindra të tjerë, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi Ju shprehi ngushëllimet familjarëve të viktimave.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin tragjik për zjarrin shkatërrues që mori jetët e kaq shumë njerëzve të pafajshëm në Koçani. Në këtë moment dhimbjeje të madhe, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave. U prehshin në paqe shpirtrat e atyre që humbën jetën, dhe uroj që familjet e tyre të gjejnë forcë dhe ngushëllim në këto momente të vështira. Të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar kryetari Thaçi në telegram ngushëllimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More