Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës deri 11 gradë

nga D V

Shkup, 20 janar – Mëngjesi është i ftohtë me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina, ndërsa gjatë ditës do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri 1, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri 11 gradë.

Në Shkup, paradite ftohtë me paraqitje të mjegullës, gjatë ditës mot i ndryshueshëm me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të bie deri -5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 3 gradë.

Sipas DPHM-së, në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me paraqitje të mjegullës së mëngjesit diku në lugina. Temperaturat e mëngjesit do të jenë kryesisht rreth zeros, ndërsa ato të ditës në disa pjesë të vendit do të kalojnë 10 gradë. Reshje lokale të shiut, ndërsa në male të borës do të ketë të martën, ndërsa pastaj priten edhe në fund të javës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More