Mëngjesin e sotëm më ftohtë në Berovë, gjatë ditës temperaturat deri 19 gradë

nga D V

Shkup, 5 mars – Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë, -7 gradë, ndërsa një gradë maksimum është matur në Vinicë. Siç informon DPHM, -5 gradë është në Manastir, -4 në Hanet e Mavrovës, -3 në Shkup – Petrovec, Tetovë, Prilep, Demir Kapi dhe Strumicë, -2 në Pretor, Shtip dhe Gjevgjeli, -1 në Kriva Pallankë, Veles, Kavadar dhe Kodër të Diellit, si dhe 0 gradë në Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Kumanovë dhe Krushevë.

Shtresa e borës në Kodër të Diellit është 23 centimetra.

Sipas DPHM, gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë prej orës 14 deri 19 gradë. Në Shkup mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me erë të lehtë veriore dhe temperaturë deri 18 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More