Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët në Llazaropole dhe në Kodrën e Diellit

nga D V

 Shkup, 30 korrik – Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët prej 10 gradë është matur në Llazaropole dhe në Kodrën e Diellit. Pasojnë Kriva Pallanka dhe Hanet e Mavrovës me 12 gradë, 14 në Krushevë, 15 Berovë, 16 Tetovë, Kumanovë, 17 Pretor, Manastir, 18 Shkup-Petrovec, Ohër, Dibër, 19 Shtip, Strumicë, 20 Shkup-Zajçev Rid, Prilep, Vinicë, Veles, 22 në Demir Kapi, Kavadar dhe Dojran dhe 25 në Gjevgjeli.

 Moti sot, siç njofton DPHM-ja, do të jetë me diell dhe i nxehtë, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesën lindore të vendit me erë të fortë nga drejtimi verior (mbi 60km/orë). Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 29 deri 38 gradë. UV=9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare deri të fortë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 35 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More