Agjencia Zhurnal.mk

Mënyra më e shpejtë për të rënë nga pesha

Këto që do të lexoni më poshtë, janë këshillat më të vyera që japin dermatologët për ata që duan një rënie të shpejtë, por mbi të gjitha të shëndetshme nga pesha.

Këshillat janë të thjeshta dhe mbi të gjitha të arritshme.

Me hapa të vegjël

Mos prisni sa të mbarojë vera që të nisni një regjim të shëndetsëm ushqimor.

Nisni me hapa të vegjël dhe ndërmerrni objektiva realistë siç është shkuarja në palestër për të paktën 2 herë në javë.

Jo alkool

Nëse synoni të humbisni peshë sa më shpejt, për shembull për një muaj, një nga mënyrat më të mira është që të qëndroni larg kalorive boshe që vijnë nga alkooli.

Pra, në një muaj dietë ose regjim të shëndetshëm ushqimor, ju nuk duhet të pini alkol që trupi juaj të mos akumulojë kalori të panevojshme.

Jo karbohidrate në mbrëmje

Në mënyrë që të humbisni nga pesha në mënyrë të përshpejtuar, dietologët sugjerojnë minimizimin e karbohidrateve në mbrëmje.

Ato ruhen në organizëm si depozitë dhjamore dhe nuk duhen konsumuar para gjumit, veçanërisht nëse të nesërmen nuk ju pret ndonjë maratonë vrapi apo aktivitet fizik.

Në mbrëmje hani më shumë proteinë dhe perime.

Shfryrja para dobësimit

Qëndroni larg ushqimeve dhe pijeve që shkaktojnë fryrje.

Përpara se të humbisni në peshë, sigurohuni që të shfryheni.

Mos pini lëngje me pipëz, mos përtypni çamçakëz dhe hiqni dorë nga pijet e gazuara.

Nëse doni të përmirësoni paraqitjen tuaj të jashtme, këto këshilla janë të rëndësishme.

Merr më shumë proteinë

Proteina nuk duhet të mungojë në asnjë vakt.

Ajo ndihmon në forcimin e muskujve dhe ju mban të ngopur për më gjatë.

Kjo do të thotë që shanset e të tepruarit me ushqim më vonë gjatë ditës, janë ndjeshëm më të vogla.

Proteinat që nuk duhet t’i ndani gjatë mëngjesit tuaj janë: vezët, gjalpi i kikirikut, kosi, bajamet e shumë të tjera./AgroWeb.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...