Agjencia Zhurnal.mk

Mercedes-AMG GLS 63 është një makinë SUV, me nivelin e fuqisë së një super-makine

Ky SUV nga Mercedes, do t’i ketë jo më pak se 600 kuaj fuqi

Në LA Auto Show, Mercedes e ka prezantuar modelin AMG GLS 63, që është një makinë SUV shumë e fuqishme, transmeton Telegrafi. Brenda kësaj makine, është motori me 4.0 kuaj fuqi që i ofron nivelin e fuqisë së një super-makine, duke prodhuar deri në 600 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4.1 sekonda, derisa në 280 kilometra në orë, e ka të limituar shpejtësinë maksimale. Janë nëntë shpejtësi automatike, të cilat nëpërmjet sistemit 4Matic, i dërgon në të katër rrotat.

Për të menaxhuar këtë kapacitet, ky Mercedes është pajisur me AMG Ride Control, që e mban në kontroll sistemin e pezullimit, frenave dhe përcjellë aktivitetin e pjesëve për ajrosjen e duhur.

Që të përshtate me të gjitha ambientet, janë gjashtë versione të ndryshme të vozitjes, që lëvizja të jetë sa më e shkathtë dhe e qëndrueshme.

Deri në vitin 2021, nuk do të lansohet Mercedes-AMG GLS 63, që nuk dihet se sa do të kushtojë, ndërsa ka teknologji të lartë dhe dukje shumë të mirë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...