Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Mercedes kërkon tërheqjen e SUV-ve luksozë për shkak të problemeve elektrike

Zhurnal Ads

Mercedesi është duke tërhequr nga tregu vetura luksoze në SHBA për shkak të një problemi me sistemin elektrik.

Kompania gjermane kërkon tërheqjen e modeleve GLE-Class dhe GLS-Class të prodhuar ndërmjet 8 dhjetorit 2018 dhe 2 shkurtit të 2020-ës.

Këta SUV luksoz kanë problem me sistemin elektrik i cili është shkaktuar nga grili me dritë nga para, me shenjën e kësaj kompanie, transmeton KOHA.

Sipas dokumenteve, “logo e tyre elektrike mund të mos jetë vendosur siç duhet, gjë e cila potencialisht mund të ndikojë në funksionimin e komponentëve të tjera që lidhen me të, siç është timoni, motori i fshesave si dhe drita e majtë nga para”.

Për të rregulluar këtë, shitësit veturave duhet t’i tërheqin ato në punëtoritë e tyre për të rregulluar lidhjet elektrike.

Fatmirësisht, asnjë aksident nuk është raportuar në Mercedes-Benz për shkak të këtij problemi. Në këtë dokument gjithashtu thuhet se ky problem është raportuar tek Mercedesi gjatë vitit të kaluar dhe prej atëherë janë zhvilluar hetimet por pandemia e koronavirusit ka vonuar procesin e hetimeve.

Mercedes GLE-Class është i prekur më së shumti nga ky problem. Në total 9,642 GLE janë duke u tërhequr, e në mënyrë specifike modelet GLE350, GLE450 dhe GLE580 si dhe 3,157 njësi të GLS-Classit përfshihen në tërheqje.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ne u thamë lamtumirë atyre në vitin 2020

S.B.

A është BMW iX3 SUV më i mirë elektrik?

S.B.

Bentley i lumtur që do të kontrollohet nga Audi e jo nga Porsche

S.B.

Bullgaria sjell makinën sportive elektrike që duket si anije kozmike

admin

Mungesa e çipit kompjuterik rrezikon t’i lë pa punë dhjetëra kompani veturash

S.B.

Vjeshta ka arritur – si të shmangni dritaret e mjegullta

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...