Mercedes ka ndaluar prodhimin e disa modeleve vitet e fundit.
Ne kemi humbur tashmë SLC, AMG GT Convertible dhe CLS.
Versionet coupe dhe të konvertueshme të C-Class dhe E-Class u sakrifikuan gjithashtu në favor të CLE-së së re.
Dhe nuk do të kalojë shumë kohë para se “të dalin në pension” edhe vetura dhe sedani A-Class dhe minibusi i klasës B.
Tani, është bërë e ditur se dy modele të tjera po shkojnë drejt ndalimit, përcjell Telegrafi.
T-Class dhe Citan drejt fundit.
Raportohet se marka do të ndalojë prodhimin e dy veturave nga mesi i vitit të ardhshëm.
Variantet elektrike të modeleve janë gjithashtu drejt fundit.
EQT dhe eCitan do të ndalohen nga mesi i vitit 2026, pa planifikuar zëvendësime të drejtpërdrejta.
Ndryshe, Mercedes po e zhvendos fokusin në furgona komercialë më të mëdhenj dhe më fitimprurës të ndërtuar në arkitekturën e brendshme të kompanisë Van Combustion (VAN.CA) dhe Van Electric Architecture (VAN.EA).
Këta furgona të ardhshëm do të ndajnë më shumë se 70 për qind të pjesëve të tyre, duke përmirësuar prodhimin dhe duke ulur kostot.