Auto

Mercedes po teston makinën e saj AMG GT 73 me 800 kuaj fuqi

Një makinë e re nga Mercedes u kap në pistën më të famshme gjermane.

Pasi Porsche Panamera Turbo S mori titullin e sedanit më të shpejtë premium, në Mercedes, puna është në aktivitet e sipër për një kundërpërgjigje.

Dhe ai do të jetë jashtëzakonisht brutal. Emri i tij është AMG GT 73 dhe qëndron mbi GT 63 i cili me përbindëshin V8 kap 100 km/orë në 3.2 sekonda, transmeton Telegrafi.

Kjo është një makinë hibride, e cila do të ndërthurë shërbimet më të mira të AMG-së.

Makina ka një motor 4.0 V8, i cili zhvillon mbi 800 kuaj fuqi.

Por deri më tani dihet pak për këtë veturë.

Gjithsesi ajo pritet të arrijë 100 km/orë në më pak se 3 sekonda pa ndonjë problem, dhe shpejtësia e saj maksimale pritet të jetë gati 350 km/orë.

Postime të ngjashme

Renault Arkana më në fund arrin në tregun evropian

admin

Mbërrin “Beetle” elektrik

admin

Audi me 1 mijë kuaj fuqi digjet gjatë një gare shpejtësie në Texas

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...