Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Mercedesi ka prezantuar një edicion të rifreskuar të CLS

Versioni i ridizajnuar në mënyrë të denjë i veturës luksoze, “Coupe” të Mercedes ka sjellë me vete disa ndryshime kozmetike.

Tre vjet pas prezantimit të gjeneratës së tretë të modelit CLS në Stuttgart, ata kanë përgatitur një edicion të ridizajnuar të veturës së tyre luksoze, Coupe që nuk përfshin ndryshime nën kapak.

Përveç dritave të reja dhe elementeve të trupit të ridizenjuar në mënyrë të denjë, të gjitha versionet e CLS tani janë të disponueshme me paketën të stilit AMG Line që përfshin parakolpë të ndryshëm, zbukurime pragu dhe grilën e veçantë të radiatorit Panamericana që zbukuron modelet AMG, transmeton Telegrafi.

Me ridizenjimin erdhën dy modele të reja të rrotave aliazh 19 inç dhe disa opsione të reja 20 inç, dhe diapazoni i pasur i ngjyrave të trupit është zgjeruar me një hije të re të kaltër.

Ndryshimet në kabinën e pajisur mjaft mirë përfshijnë një timon të ri shumëfunksional dhe disa kombinime të reja prej lëkure dhe veshjesh me dru të çmuar.

Klientët e edicionit të ridizenjuar të CLS mund të mbështeten akoma në motorët e njohur me benzinë dhe naftë me një gamë të fuqisë nga 194 në 435 kuaj/fuqi.

Postime të ngjashme

“Frenat kanë dështuar”: Shihni se çfarë bëri pronarja e zemëruar e ‘Tesla’ në Panairin e Makinave në Shanghai

S.B.

I prodhuar 26 vjet më parë dhe me mbi 1 milion kilometra të kaluara – ky Golf tregon “se ende është i frikshëm” në autostradën gjermane

S.B.

A do të jetë ky Mercedes i radhës nga gjiganti gjerman?

S.B.

Vjen Huawei i parë me rrota – kjo është makina e parë

S.B.

Mercedes njofton mini-furgonin elektrike EQT

S.B.

Subaru i rrallë u shit për 312,555 dollarë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...