Merck aplikon për miratimin e pilulës së parë kundër koronavirusit

Kompania farmaceutike amerikane, Merck, tha se ka kërkuar që t’i miratohet përdorimi emergjent i pilulës së saj për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Kërkesa u dërgua të hënën në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së.

Nëse miratohet, Molnupiravir do të bëhej pilula e parë orale antivirale kundër koronavirusit.

Ajo do të ndihmonte në menaxhimin klinik të sëmundjes, pasi mund të merret në shtëpi.

Merck thotë se në bazë të provave të bëra, trajtimi me Molnupiravir mund t’i përgjysmojë shanset për vdekje ose shtrim në spital të atyre që janë më të rrezikuar nga infeksioni i rëndë me koronavirus.

Pilula është krijuar në atë mënyrë që t’i nxisë gabimet e kodit gjenetik të virusit, të cilat pastaj e parandalojnë përhapjen e tij në trup.

Provat kanë sugjeruar se Molnupiravir duhet të merret menjëherë pasi të shfaqen simptomat nga koronavirusi, për të pasur efekt.

Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se rezultatet e provave janë “lajme shumë të mira”, por ka bërë thirrje për kujdes, derisa Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave t’i shqyrtojë të dhënat.

Related posts

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne

Redaksia

Shefi i CIA-s viziton Izraelin, mes tensioneve me Iranin

Redaksia

BE dhe AstraZeneca marrëveshje për 200 mln doza vaksinash

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More