Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Merkel: BE dëshiron “agjendë pozitive” me Turqinë

Kancelarja gjermane i bëri komentet në Bruksel pas samitit dyditor të liderëve të BE-së që u përqëndrua në çështjet ndërkombëtare, tensionet e fundit në Mesdheun Lindor dhe lidhjet e ardhshme me Turqinë

Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të zhvillojë dialog konstruktiv dhe një agjendë pozitive me Turqinë, tha sot kancelarja gjermane Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).

Ajo i bëri komentet në Bruksel pas samitit dyditor të liderëve të BE-së që u përqëndrua në çështjet ndërkombëtare, tensionet e fundit në Mesdheun Lindor dhe lidhjet e ardhshme me Turqinë.

“Patëm diskutim shumë të gjatë, të detajuar në lidhje me marrëdhëniet tona me Turqinë. Ne arritëm në përfundimin se do të donim të hynim në një dialog konstruktiv me Turqinë, ne duam të kemi një agjendë pozitive”, tha ajo, duke shtuar se samiti ka hapur një “dritare mundësie” për bashkëpunim më të ngushtë me Ankaranë zyrtare.

Merkel riafirmoi solidaritetin e BE-së me anëtarët e saj Greqinë dhe administratën greke qipriote pas tensioneve të fundit në rajon, por gjithashtu nënvizoi se blloku dëshiron të shohë një zgjidhje diplomatike të këtyre mosmarrëveshjeve dhe dëshiron marrëdhënie të mira me Turqinë.

Kancelarja gjermane tha se bisedimet për bashkëpunim më të ngushtë midis BE-së dhe Turqisë në muajt e ardhshëm do të përqendrohen në deklaratën BE-Turqi të vitit 2016, çështjet e migrimit, tregtinë, modernizimin e Bashkimit Doganor dhe liberalizimin e vizave.

Postime të ngjashme

Bombardohet një treg në një qytet në Etiopi, 43 njerëz u vranë dhe 33 janë zhdukur

Dafina Vidishiqi

Avokatët e Navalnyt publikuan ​​detaje të vendimit mbi ekstremizmin

Dafina Vidishiqi

Izraeli paralajmëron masa për shkak të variantit Delta

Dafina Vidishiqi

Përgjaket mbledhja e prindërve me zyrtarët e arsimit në Virginia

Dafina Vidishiqi

Blinken: Rrjedha Veriore 2, një projekt gjeopolitik rus

Dafina Vidishiqi

Izetbegoviq i thotë Vuçiqit: Kosova dhe Republika Serbe nuk mund të krahasohen, ju kryet gjenocid në Kosovë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...