Agjencia Zhurnal.mk

Merkel: Do të arrijmë konsensus me Francën për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Shkup, 21 nëntor, zhurnal.mk – Nga kongresi i partive popullore evropiane që u mbajt në Zagreb, kancelarja gjermane Angela Merkel u zotua se do të arrijë konsensus me Francën, në mënyrë që sa më parë të fillojnë negociatat me Shkupin dhe Tiranën.

“Duhet të bisedojmë me Francën dhe këtë duhet ta bëjmë shumë intensivisht, për të saktësuar elementet që duhen përmirësuar, që duhen ndryshuar në procesin e zgjerimit. Duam marrëveshje në mënyrë që sa më parë të arrijmëprogres në rastin konkret”, deklaroi Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë.

Merkel shtoi se reformimi i metodologjisë së zgjerimit të BE-së, nuk duhet ta tërheqë BE-në nga premtimet e bëra. Edhe ish kryeministri slloven, Janez Jansha theksoi se BE duhet t’i shmang standardet e dyfishta dhe të fillojë negociatat me Shkupin.

“Ka detyra të vështira dhe humbje kohe dhe ka detyra që mund të implementohen lehtë nëse ka vullnet të mjaftueshëm politik. Le të fillojmë me to! Le t’i mbajmë premtimet tona dhe të fillojmë negociatat me Maqedoninë e Veriut! Bullgaria, Rumania dhe Kroacia gjithashtu i kanë plotësuar kriteret për zonën e Shengenit. Le t’i fusim brenda dhe siguria në gjithë Evropën do të përmirësohet”, tha Janez Jansha, Kryetar i Partisë Demokratike të Sllovenisë.

Në kongresin e PPE-së u miratua rezolutë urgjente për nevojën e aktivizimit të perspektivës së Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE. Mes tjerash rezoluta në fjalë konkludon: Ballkani Perëndimor mbetet rajon i rëndësishëm strategjik për BE-në; Komisioni i ri Evropian duhet menjëherë të analizojë politikën e zgjerimit dhe të ndihmojë në kthimin e vendimit negativ sa më parë; Këshilli Evropian dhe shtetet-anëtare të angazhohen për hapjen sa më parë të negociatave me dy vendet; Këshilli Evropian, Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian të inkurajojnë reformat në Mal të Zi, Serbi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë; Samiti i Ballkanit Perëndimor në Zagreb në maj të 2020-tës të jetë mundësi unike për t’iu kthyer dhe rishqyrtuar procesin e zgjerimit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...