Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Merkel: E rëndësishme që kufijtë të qëndrojnë të hapur

Zhurnal Ads

Për Gjermaninë si një vend në qendër të Europës është e rëndësishme që kufijtë të mbeten të hapura, pasi ka një cikël ekonomik funksional që të luftojmë së bashku pandeminë, theksoi kancelarja gjermane Angela Merkel në video-konferencën e udhëheqësve BE mbi evolucionin e pandemisë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbrojti rikthimin e kufizimeve gjithëpërfshirëse dhe mbylljen mbarëkombëtare në Gjermani muajin e ardhshëm duke theksuar se kombi po përballej me një situatë dramatike dhe duhej të veprohej shpejt, në mënyrë që të mbrohej shërbimi shëndetësor nga kriza.

“Infektimet e reja janë në rritje të mprehtë”, tha ajo në një deklaratë në parlament.

“Një dinamikë e tillë do të rëndojë njësitë tona të kujdesit intensiv brenda disa javësh”, shtoi kreu i qeverisë federale.

Gjermania ka regjistruar 16 774 infektime të reja dhe 89 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit krahasuar me një ditë më parë./atsh

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Izraeli arrestoi 413 palestinezë në muajin nëntor

T E

Portugalia: Bllokimi i fondeve të BE-së është i papranueshëm

S.B.

Gjermani: Dyfishohen vdekjet në dhjetor si pasojë e Covid-19

S.B.

Gjendet trupi i tretë pas rrëshqitjes së dheut në Norvegji, shtatë të tjerë mbeten të zhdukur

T E

Franca e thërret ambasadorin turk pas deklaratave të Erdoganit për Macron

admin

Stoltenberg: NATO do të merr vendime të vështira në vitin 2021

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...