Kancelarja gjermane, Angela Merkel stigmatizoi ata që sfidojnë COVID-19 me një sjellje të papërgjegjshme.
“Disa nga ata sfidojnë rrezikun dhe kjo është shkatërruese”, deklaroi ajo në një takim me studentët në kuadër të dialogut me qytetarët.
Kancelarja shprehu keqardhje që masat kufizuese në Gjermani, duke nisur nga nesër me një kufizim të rëndë, gjejnë më pak konsensus se në pranverë.
“Në sfondin e 400-500 të vdekurve në ditë, disa ngushëllohen me argumentin se virusi prek fillimisht të moshuarit”, theksoi ajo.
”Por, që prindërit e mi vdesin në moshën 80 ose 90 vjeç kjo përbën një diferencë të madhe”, shtoi ajo./atsh