Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Merkel: Kur të më vijë radha, do të vaksinohem edhe me AstraZeneca

“Kur të jetë radha ime, do të vaksinohem edhe me AstraZeneca” kështu u përgjigj kancelarja Angela Merkel kur u pyet nga gazetarët në një konferencë shtypi në Berlin, pas takimit midis qeverisë federale dhe Laender për vaksinat me AstraZeneca.

Kancelarja Merkel është 67 vjeç dhe është pjesë e grupit të popullsisë për të cilin Komisioni Gjerman i Vaksinimit (Stiko) rekomandon përdorimin e vaksinës anglo-suedeze.

Në mbrëmje, pas një takimi me ministrin e Shëndetësisë Jens Spahn, Merkel tha se “ne nuk mund të injorojmë” atë që ka thënë Komisioni dhe atë që Konferenca e Ministrave të Shëndetësisë ka vendosur në lidhje me administrimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit mbi 60 vjeç”.

“Për fat të mirë, ne mund të mbështetemi në disa vaksina” vazhdoi kancelarja, shkruan A2.

Spahn pranoi se nëse të gjitha vaksinat marrin miratimet siç pritet, atëherë popullata mund të vaksinohet deri në fund të verës.

Një ditë më parë Agjencia Europiane e Barnave regjistroi vaksinën AstraZeneca me një tjetër emër, ku në simptomat e mundshme u shtua edhe pjesa që vaksina mund të shkaktojë mpiksje të gjakut, duke kthyer në vëmendje arsyen pse disa shtete evropiane ende nuk e lejojnë përdorimin e saj.

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...