Bota

Merkel: Lufta kundër terrorizmit është e përbashkët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të martën dënoi sulmin në Vjenë të Austrisë që la tre persona të vrarë dhe 15 të plagosur, duke thënë se “terrori islamik është armiku ynë i përbashkët”.

“Lufta kundër këtyre vrasësve dhe atyre që i nxisin – është lufta jonë e përbashkët,” shkroi zëdhënësi i Merkelit në Twitter, duke shtuar: “solidaritet” me Austrinë.

Policia e Vjenës ka thënë se tre persona janë vrarë – dy burra dhe një grua – si dhe 15 të tjerë janë plagosur, përfshirë një officer të policisë, si pasojë e asaj që ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, ka thënë se ishte “sulm terrorist” në qendër të qytetit. Incidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje.

Sipas policisë, sulmi është kryer nga të paktën një sulmues i cili është qëlluar nga ana e forcave të sigurisë.

Sulmi po konsiderohet të ketë pasur motive islamike.

Postime të ngjashme

Zhytësi i ri nënujor i Kinës thyen rekord në kanalin Mariana

Z H

BE-ja do të marrë dy miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19, një pjesë edhe për Ballkanin

S.B.

Dy gra muslimane goditen me thikë nën kullën Eifel nga vendaset që i quanin “arabë të ndryrë”

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...