Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Merkel me porosi për Zaevin dhe Borisovin! “Duhet të dakordoheni mes vete”

Sofje, 10 nentor – Duhet të dakordoheni mes vete, sepse kjo është shumë me rëndësi. Ky ishte mesazhi i kancelares gjermane Angela Merkel në konferencën e përbashkët me Zaevin dhe Borisovin në Samitin e sotëm të Procesit të Berlinit në Sofje. Duke aluduar në çështjet e hapura mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe veton për start të bisedimeve të vendit tonë, ajo tha se ky takim ka rëndësi të madhe.

“Ky samit është i vështirë por dua të rikujtoj si ishte më herët në Sofje kështu kam parasysh se ku gjendeni tani për momentin dhe shumë është mirë që na treguat se mund të mbani konferenca edhe në këto kushte të vështira dhe mund të prezantoj progresin që keni arritur për rajonin, atë që duhet ta them, duhet të pajtoheni, mos harroni, për shkak se është shumë e rëndësishme”, u shpreh Kancelarja e Gjermanisë, Angella Merkel.

Në hapjen e Samitit, Zaev theksoi se beson se ka mbështetje politike për fillimin e negociatave aderuese. Duhet ta kapim këtë mundësi dhe ta shfrytëzojmë për të mirën e gjithë qytetarëve, tha ai.

 “Besoj se kemi impuls të ripërtërirë dhe është e dukshme mbështetja politike për procesin e zgjerimit dhe për zhvillimin e negociatave aderuese. Duhet ta kapim këtë mundësi dhe ta shfrytëzojmë për të mirën e të gjithë qytetarëve. Me 9 miliard eurot e paralajmëruara për grante të plotësuara me instrumentin për garanci për Ballkanin perëndimor, duhet të rriten investimet deri në 20 miliardë euro”, theksoi Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Në konferencën për media foli edhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov, i cili pothuajse nuk tha asgjë për negociatat dhe për çështjet e hapura me Maqedoninë.

 “Të gjithë liderët u bashkuam dhe e dhamë rrugën për perspektivën për Ballkanin si tërësi, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, për shkak se të gjithë këto 3 miliardë, plus 9 miliardat e reja japin mundësi për infrastrukturë të madhe në Ballkanin Perëndimor”, potencoi Bojko Borisov – kryeministër i Bullgarisë.

Në hapjen e samitit përveç Merkel, për shkak të gjendjes me Kovid-19, online u kyç edhe Ursula fon der Lajen. Takimi i ardhshëm i Procesit të Berlinit paralajmërohet të mbahet nga mesi i vitit të ardhshëm.

Postime të ngjashme

Ju del “error” në numrin amë gjatë regjistrimit? Ja si ta tejkaloni pengesën

T E

Edhe Enti i Statistikave nuk kishte internet sot, tha Selami

R Zh

Ende nuk lejohet organizimi i dasmave

T E

Dy të arrestuar pas plagosjes së djalit të Sulejman Rexhepit

T E

Shpërthen zjarr i fuqishëm në fshatrat e Manastirit

T E

Sassoli kërkon Konferencë ndërqeveritare për Shqipërinë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...