Agjencia Zhurnal.mk

Merkel: Në mars duam që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat me BE-në

Berlin, 27 janar – Zhurnal.mk – Para takimit të sotëm në Berlin mes kancelares Angela Merkel dhe Edi Rama, zonja Merkel deklaroi se Gjermania dëshiron me gjithë shpirtë që sa më shpejtë të jetë e mundur, Tirana dhe Shkupi të fillojnë negociatat për në BE, informon Zhurnal.

Në takim do të diskutohet për konferencën donuese e dedikuar për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që e goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019.

Para takimit, Merkel tha se në mars do të dëshironin fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Në emër të Qeverisë gjermane, dëshiroj të deklaroj se ne mbështetim perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor. Ne dëshirojmë që këto shtete të afrohen drejt BE-së, para se gjithash duam në mars kur është Këshilli, të fillojmë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy vendet arritën shumë, dhe në këshillin e fundit biseduam për këtë dhe shpresoj që në mars do të marim rezultatet të cilat i dëshirojmë. Nuk është në interes vetëm të vendeve nga Ballkani perëndimor, por edhe në interes tonin që këto shtete të jenë pjesë e BE-së. Ai që e di situatën e përgjithshme, e di se një ditë këto vende do të jenë pjesë e BE-së”, ka deklaruar kancelarja Angela Merkel./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...