Merkel: Nuk ka datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, hodhi poshtë të mërkurën, thirrjet për caktimin e një date për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

 

Deklaratat e Merkel vijnë pas samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që u mbajt sot në Bërdo të Sllovenisë, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk besoj në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona”, ka deklaruar Merkel.

“Pasi të plotësohen kushtet, mund të bëhet edhe pranimi i vendeve në BE”, u shpreh ajo mes tjerash.

Sipas saj, një afat do ta vinte BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor do t’i plotësonte ose jo kushtet e përcaktuara nga blloku prej 27 vendesh.

Related posts

Ish-ministres së qeverisë së Angela Merkelit i revokohet doktoratura, vërtetohet se ishte plagjiaturë

Redaksia

Prodhimi i uraniumit në Iran pothuajse i përdorshëm për armë

Redaksia

Raporti i SHBA-së rreth UFO-ve

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More