Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Merkel s’jep shpresë: Pandemia do të na e përcaktojë jetën për disa vite

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, nuk tingëlloi shumë optimiste të martën, duke thënë se pandemia do të vazhdojë që ta përcaktojë mënyrën e jetesës së njerëzve gjatë disa viteve.

“Pandemia ka lënë shenja të thella në shoqëritë dhe ekonomitë tona dhe është e sigurt të thuhet se do ta përcaktojë në shumë forma mënyrën se si jetojmë, si bëjmë biznes gjatë disa viteve në të ardhmen”, tha Merkeli gjatë fjalimit të saj në Forumin Ekonomik Botëror.

Udhëheqësja e qeverisë gjermane shtoi se fakti që vaksinat kundër koronavirusit janë zhvilluar në kohë rekorde tregon se njerëzimi është i aftë për arritje të mëdha shkencore. “Kjo e tregon rrugën për të dalë nga pandemia, ndonëse do të jetë rrugë e vështirë, më shumë si betejë në të përpjetë, shumë më e vështirë sesa mendojnë shumë prej njerëzve”, tha ajo.

Merkeli gjithashtu bëri thirrje për shpërndarje të drejtë të vaksinave kundër sëmundjes Covid-19, sidomos për më shumë përkrahje për programin COVAX, që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Me këtë nismë synohet që të sigurohen së paku dy miliardë doza të vaksinave për së paku 180 shtete që e kanë nënshkruar programin, shkruan Anadolu.

Ndryshe, qeveria gjermane së fundi ka vendosur që ta zgjasë afatin e masave kufizuese për shkak të shqetësimit nga përhapja e varianteve të reja të virusit, të cilat janë shfaqur më shumë në Britani të Madhe, Afrikë të Jugut dhe Brazil.

Postime të ngjashme

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

D V

Policia në Berlin ndalon mbajtjen e dy protestave për koronavirus

D V

Biden mbështet synimin e bjellorusëve për demokraci pas takimit me Tsikhanouskayan

D V

Franca do të kërkojë pasaportën shëndetësore nëpër kafiteri nga 9 gushti

D V

Zyra e Prokurorit në Bosnje inicion rastet e para nën Ligjin për mohim të gjenocidit

D V

Tokio regjistron rekord të rasteve me koronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...