Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Merkel thirrje Rusisë të reduktojë trupat ushtarake në kufirin ukrainas

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkoi sot Rusisë të reduktojë praninë e saj ushtarake në rajonin kufitar me Ukrainën, në një intervistë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Të dy udhëheqësit folën për “forcimin e pranisë ushtarake ruse në Ukrainën lindore”, sipas një deklarate nga qeveria gjermane dhe “kancelarja kërkoi që këto përforcime të ulen me qëllim uljen e tensioneve në rajon”, raporton ATSh.

Kremlini, nga ana e tij, tha në një deklaratë se Putin dhe Merkel “janë të shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve” në konfliktin në Ukrainën lindore.

Të dy udhëheqësit bënë kështu thirrje “për përmbajtje dhe aktivizim të procesit të negociatave”, sipas Moskës, ndërsa bisedimet e paqes të cilat bashkojnë Ukrainën dhe Rusinë, me ndërmjetësimin franko-gjerman, janë në një ngërç.

Postime të ngjashme

Bosnja merr 10 mijë vaksina të tjera Sinovac nga Turqia

N E

Sebastian Kurz ka ofruar që Austria të jetë mikpritës i takimit SHBA-Rusi

N E

Rusia rritë prezencën ushtarake në Detin e Zi

N E

Britania dërgon 6 aeroplanë në Europën Lindore si mesazh për Rusinë

N E

Bilanci i Covid 19/ Mbi 3 milionë humbje jete në mbarë botën

R Zh

Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...