Shkup, 1 shtator, zhurnal.mk – Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot Zoran Zaevit ia uroi rizgjedhjen kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ua uroj rizgjedhjen kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut dhe Gjermania janë të lidhura me partneritet të ngushtë, lidhje bilaterale dhe si aleatë në NATO”, theksoi ajo në urim.
Merkel theksoi se Qeveria gjermane tërësisht e mbështet qëllimin për përafrim më të madh të vendit pranë Bashkimit Evropian.
“Me rëndësi thelbësore për këtë rrugë është përkushtimi për vazhdimin e reformave”, thotë kancelarja gjermane në urim.
Ajo në fund Zaevit i dëshiroi fat dhe sukses në detyrën e tij të përgjegjshme dhe shpreh kënaqësi nga bashkëpunimi midis dy vendeve.