Merkel: Varianti Delta i koronavirusit është shqetësues

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka shprehur shqetësimin në lidhje më përhapjen e variantit Delta, duke bërë thirrje për një qasje më të koordinuar nga BE.

 

“Ne jemi shumë shqetësuar për variantin Delta dhe për këtë arsye unë bëj thirrje për qasje më të koordinuar në zonat ku varianti po përhapet më shumë,” tha Merkel.

Gjithashtu , presidenti i Shoqatës Botërore të Mjekëve, Ulrich Montgomery, shprehu shqetësimin e tij për veprimin e qeverisë britanike, e cila ka vendosur të lejojë që ndeshjet e gjysmëfinaleve të Kampionatit Europian të Futbollit të ndiqen nga 60,000 tifozë.

Ai madje u bëri thirrje gjermanëve që të shmangin udhëtimet në Londër për ndeshjen e Kombëtares së Futbollit kundër Anglisë, të martën e ardhshme. Ai shtoi se samiti do të diskutojë rreth vaksinimit  dhe pasojat ekonomike të pandemisë, por gjithashtu mirëpriti përparimin e bërë nga Fondi i Rimëkëmbjes dhe miratimin e fundit të planit gjerman./abcnews.al

Related posts

Të shtënat me armë në ajër marrin jetë në Kabul, të paktën 17 të vdekur

D V

SHBA nuk do të dërgojë trupa në Haiti, por do të ndihmojë me hetimin

D V

Zvicra do të shpërblejë qytetarët nëse bindin miqtë e tyre për t’u vaksinuar – ata mund të fitojnë drekë falas ose biletë për kinema

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More