Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Merko: Platformat në brigjet e liqenit janë “oferta” e vetme për turizmin në Strugë

Shkup, 15 qershor – Ndërtimet janë legale, por koncesionet u kanë skaduar, kështu kryetari I Komunës Ramiz Merko sonte e sqaroi rastin me platformat në brigjet e Liqenit të Strugës të cilat, sipas tij, dje nuk janë rrënuar, por vullnetarisht janë mënjanuar, në pajtim me pronarët.

Merko mbetet në pohimin se në Strugë nuk ka ndërtime pa leje, ndërsa për platformat, konsideron se duhet të kërkohet zgjidhje sepse në to, siç theksoi, janë investuar para, ndërkaq ml që lehti është të rrënohen.

“Nuk kemi objekte të rrënuara, por platformat po mënjanohen vullnetarisht. Pa dallim që koncesionet kanë skaduar, ato janë “oferta” e vetme për turizmin në Strugë, ndërkaq edhe në Ohër. Kërkojmë si t’I rregullojmë këto gjëra, sepse është lehtë të rrënohet. Bëhet fjalë për dhjetë koncesionerë, nga të gjithë ata ndoshta asnjëri nuk është në anën time, por unë atë nuk e shikoj ashtu, por e shoh në interest ë zhvillimit dhe ofertës turistike të qytetit. Për gjithçka mund të bëhet plan”, theksoi Merko gjatë pjesëmarrjes në “Top tema”.

Ai në këtë mandate kërkoi nga Qeveria dhe pret të sillet plan për brigjet e Liqenit në Strugë. Komuna ka plan për mbi 30 koncesione në qytet.

“Duhet të ulet me koncesionerët e tanishëm sepse kanë shumë mjete të investuara, duhet të bëhet vlerësim I asaj dhe të shihet deri ku është gjendja. Dikush lejoi të kenë ndërtime të tilla të shtrenjta dhe tani Brenda natës do t’I rrënojmë. Është lehtë të rrënohet, është vështirë të ndërtohet. Për gjithçka ka bisedime dhe negociime, me ekologët, qytetarët, institucionet. Këto platform janë dhënë me dokumentacion prjoktues në vitin 2010 nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Nuk po rrënohen ato platform, por po mënjanohen në bisedë me koncesionerët, u ka skaduar koncesioni, por pa dallim të asaj dëshirojmë me fjalë të buta, të bëjmë diçka dhe të mos shkaktojmë dëme. Ne jemi qytet turistik, e kjo do të thotë se duhet të ketë siguri, rend. Prandaj u ula me koncesionerët”, theksoi Merko.

Ai I hodhi poshtë si spekulime informatat se gjoja po ndërtohet ndonjë objekt, nëse digjet një pjesë e kallamit. 

Postime të ngjashme

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Z H

DV: Gruevski ka hapur kompani në Hungari

Z H

Është hapur Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare

Z H

OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Z H

Deputetët për herë të pestë debatojnë për ribalancin plotësues të Buxhetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...