Mersim Zeqiri i ka bërë krenarë gjithë shqiptarët.

nga A.S.

Boksieri nga Garana e Kërçovës në Maqedoninë e Veriut e fitoi meçin më të rëndësishëm të karrierës, me ç’rast u stolis edhe me titujt internacional – UBO e UBF.

Në një organizim fantastik dhe në një atmosferë të jashtëzakonshme, Zeqiri u tregua me zemër luani duke fituar në fshatin e tij – Garanë ndaj boksierit nga Venezuela, Gregorio Dominguez.

ishte nata gala e boksit e quajtur “Garana Fight Night”, e cila u organizua në perfeksion, ndërsa meçi i Zeqirit ishte i gjashti dhe i fundit, respektivisht kryesori i natës, ndërsa paraprakisht boksuan shqiptarët tjerë: Victor Cakiqi, Ndriçim Emini, Aleksander Kallashi, John Jini e Dielli Vranovci, me ç’rast që të gjithë regjistruan fitore!

Zeqiri nuk i zhgënjeu shikuesit që kishin shkuar për ta përcjellë, por as ata që e ndoqën përmes ekraneve televizive.

Ai madje u pa me lot në sy pas vendimit të gjyqtarit pasi ky meç për të ishte special sepse e zhvilloi para njerëzve dhe familjes së tij.

Kjo fitore e madhe ia hap dyert boksierit me banim në Zvicër që tash e tutje të synojë tituj të tjerë, derisa seria e tij është perfekte në boksin profesionist – 6 fitore në 6 meçe.

Një meritë të madhe për këtë organizim dhe për zhvillimin e karrierës së Mersim Zeqirit e ka edhe promotori Avdyl Salihu.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More