Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Mes bukurive magjepsëse të maleve të Leskovikut, kyeministri Rama publikon pamje nga agroturizmi i shumëkërkuar

Nismat e qeverisë për nxitjen e agroturizmit kanë stimuluar ngritjen e sipërmarrjeve të reja në fshat. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga një agroturizëm i shumëkërkuar i vendosur mes maleve të Leskovikut.“Mirëmëngjes dhe me këto bukuri magjepsëse mes maleve të Leskovikut, ku agroturizmi Max Mavrud është kthyer në një destinacion i shumëkërkuar, ju uroj një ditë të mbarë”, tha zoti  Rama.
Qeveria ka ulur në 6% pagesën e TVSH-së për hotelet, bizneset turistike dhe në agroturizëm, duke u dhënë frymëmarrje sipërmarrjeve të sektorit me synim nxitjen e turizmit dhe të punësimit.
Kthimi masiv i shtëpive në fshat, në bujtina mbetet një nga prioritetet kyçe të qeverisë dhe mbështetja e emigrantëve mbi një shumë të caktuar, do të jetë pjesë e Planit të Veprimit 2021-2025.
Nisma e qeverisë për nxitjen e agroturizmit parashikon akordimin e 5 mijë eurove për çdo emigrant që investon kursimet e veta në fshat për të ngritur sipërmarrje agroturizmi.
Agroturizmi hyn tek sektorët më të stimuluar dhe me më shumë zhvillim vitet e fundit, duke gjeneruar të ardhura dhe punësim.

Postime të ngjashme

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

Shqipëria kërkoi ndihmë, Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë

D V

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

D V

Shqipëri, ​99 raste të reja me COVID-19

D V

Vlorë, banesa përfshihet nga flakët

D V

Zjarret, BE dërgon 2 helikopterë drejt Shqipërisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...