Mes freskisë së ujit dhe bukurive të natyrës, Rama ndan pamje nga Ujëvara e Kryeziut

nga D. V.

Në zemër të veriut të Shqipërisë, mes maleve dhe gjelbërimit të dendur të Fushë-Arrëzit, fshihet një mrekulli natyrore që po bëhet gjithnjë e më e njohur për vizitorët, Ujëvara e Kryeziut.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje mahnitëse nga kjo ujëvarë, duke e cilësuar si një prej thesareve natyrore të vendit.

“Në freskinë e ujit dhe bukurinë e natyrës së Ujëvarës së Kryeziut në Fushë-Arrëz”, u shpreh Rama.

Ujëvara e Kryeziut ndodhet në një zonë të thellë të Pukës dhe është kthyer në një pikë tërheqëse për vizitorët që kërkojnë qetësi, freski dhe kontakt me natyrën e virgjër të veriut të Shqipërisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More