Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Mesatarisht çdo 5 ditë përdhunohet një fëmijë, cilat janë statistikat në të gjithë vendin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë ku një grup prej pesë personash kanë dhunuar seksualisht në bashkëpunim me njëri-tjetrin një vajzë të mitur.

Lidhur me këtë rast dhe statistikat e përdhunimit në Shqipëri, ka folur ditën e sotme në “Abc e Mëngjesit” përfaqësuesja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat e Fëmijëve, Arda Hoxha.

Ajo u shpreh se kohët e fundit janë rritur rastet e përdhunimit, ku mesatarisht çdo 5 ditë përdhunohet një fëmijë. Megjithatë edhe prindërit janë ndërgjegjësuar për të denoncuar duke mos marrë parasysh mentalitetin në mjedisin ku jetojnë.

Sipas Hoxhës, rastet e përdhunuara kryesisht janë adoleshentë, djem dhe vajza, ndonëse në media më shumë bujë bëjnë këto të fundit.

“Tashmë me rritjen jo vetëm të rasteve por edhe ndërgjegjësimin e prindërve për të raportuar qoftë në polici apo për t’i qendruar më afër. Shifrat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me dy vite më parë. Ky është një element pozitiv në krahasim me ndërgjegjësimin e rasteve.

Ka edhe djem, por ato që dalim më shumë në media janë vajza që kanë më shumë bujë. Por ka edhe djem që janë abuzuar nga personat e njohur, që mund të jenë familjarë apo komshinjtë.

Kryesisht janë adoleshentë, por nuk përjashtohen edhe mosha të vogla, por më shumë janë adoleshentë.

Fillimisht rasti identifikohet dhe shikohet nëse ka ndodhur në familje apo jo. Megjithatë nisur nga të dhënat e fundit që kemi ka një ndërgjegjësim shumë të madh, pasi prindërit janë ndërgjegjësuar për të ndjekur rastet”, tha ajo./abcnews.al

Postime të ngjashme

Ministri gjerman i përgjigjet Manastirliut: Ballkani pa rrezik

Dafina Vidishiqi

Basha nis reformimin e partisë

Bekim Laçi

Dorëhiqet drejtori i IKMT-së në Shkodër

Bekim Laçi

Negociatat, Xhaçka në SEECP: Provë besueshmërie dhe mbështetjeje për bashkëpunimin rajonal

Bekim Laçi

Pastrohet Sazani/ Deri dje tabu, sot i hapur për pushues vendas dhe të huaj

Bekim Laçi

Nga Thethi në Ksamil, Kryeministri Rama: Një sezon turistik i lehtësuar nga hija e armikut të padukshëm!

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...