Mesazhe nga Konferenca “Ekonomist”: BE-ja doemos të gjejë mënyrë të vazhdojë eurointegrimin e rajonit

Shkup, 10 korrik – Procesi i integrimit evropian po bëhet gjithnjë e më pak i parashikueshëm. Prandaj, të mos lejohet që vakumi i zgjerimit të plotësohet nga forcat e treta, por iniciativa të mira për rajonin. Gjendja e pasigurisë së vendeve në rajon lidhur me anëtarësimin në Union mund të krijojë trazira dhe BE duhet të gjejë një mënyrë për ta vazhduar procesin e zgjerimit.

 

Këto kanë qenë mesazhet kryesore të panelit “Evropa Juglindore: Përforcimi i bashkëpunimit dhe solidaritetit” gjatë konferencës dy-ditore të “Ekonomist”-it që u mbajt dje në Athinë.

Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç të ardhmes në BE, ne duam të evropianizojmë vendet tona, Shkupin, Prishtinën, Beogradin, Tiranën, Podgoricën dhe Sarajevën, të gjithë duam të ndjejmë përfitimet brenda”, tha kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën “Ekonomist” duke shtuar se “ne jemi si një ishull i rrethuar nga vendet e BE-së dhe Bashkimi Evropian duhet të unifikohet”.

Në fjalën e tij, Zaevi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik, veçanërisht gjatë pandemisë dhe avantazhet dhe përfitimet kur vendet punojnë së bashku, theksoi mundësitë që vendi ynë ofron për investime si  dhe u përqendrua në marrëveshjen që do të nënshkruhet sot midis dy vendeve për interkonketorin e gazit natyror.

“Ky është një projekt shumë i madh, rreth 100 miliona euro. 54 miliona euro janë në Maqedoninë Veriore. Është një interkonketor për gazin natyror që hap një mundësi të madhe, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Serbinë, Kosovën, Ballkanin Perëndimor, që më në fund do të sjellë diversifikimin e gazit natyror”, shpjegoi Zaev dhe theksoi se vendi ynë “bëhet korridor energjetik për vendet e Ballkanit Perëndimor “.

Lidhur me perspektivën evropiane, ai shpjegoi se Maqedonia e Veriut ka qenë një vend kandidat për anëtarësim për 16 vjet e gjysmë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit u nënshkrua pas Sllovenisë dhe Kroacisë dhe theksoi se nuk ka vend për frustrim apo zhgënjim , por nuk ka asnjë alternativë tjetër për rajonin.

“Nga Bashkimi Evropian, ne kemi 12 herë konfirmim se i përmbushim 100 për qind kriteret e nevojshme për integrimin në BE”, tha Zaevi dhe shtoi se për reforma të caktuara, të tilla si gjyqësori, ne jemi edhe më të mirë se disa vende në Union.

Kryeministri theksoi se Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera në rajon ndjekin agjendën evropiane, si për ndryshimin e klimës dhe eko-energjinë dhe shprehu kënaqësinë me planin e investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej nëntë miliardë eurosh.

“Tani jemi duke u përpjekur të hapim korridore të reja ekologjike me vendet tona fqinje dhe unë jam shumë i lumtur sepse Greqia është vendi i parë që hap këto vija të gjelbra me ne, si anëtare e Bashkimit Evropian, sepse ne jemi të rrethuar nga vendet anëtare të BE-së. Ne jemi si një ishull në mes. Unë i jam shumë mirënjohës kryeministrit Micotakis që ndërmori hapin e parë për të hapur korridorin e parë grek dhe për të inkurajuar vendet e tjera anëtare të ndjekin shembullin e tij, shembullin e Greqisë,” tha Zaev.

Rimëkëmbja e Maqedonisë së Veriut, por edhe e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, kjo periudhë është e dukshme, tha Zaev, duke folur për ekonominë dhe investimet, duke shtuar se “më në fund po kthehemi në ritme pozitive të rritjes ekonomike”.

“Presim rritje në gjysmën e parë të vitit 2021 ndërmjet 5.5 dhe 6.5. Kjo është një rritje pak më tepër edhe se mesatarja në Bashkimin Evropian dhe na inkurajon të tërheqim edhe më shumë investime,” tha kryeministri.

Paralelisht ai u fokusua edhe në investimet si në rajon edhe në vendin tonë, duke shtuar se “ne jemi duke zhvilluar mjete për të tërhequr investime”, veçanërisht gjatë pandemisë  dhe I paraqiti kushtet për investime në Maqedoninë e Veriut.

Ai më tej theksoi se kishte pesë investime të reja vetëm gjatë pandemisë.

“Dua të theksoj se gjithçka që ndodhi në Maqedoninë e Veriut, në aspektin ekonomik, veçanërisht pas Marrëveshjes së Prespës është shumë e dukshme”, nënvizoi kryeministri Zaev.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në panelin theksoi se vendet në rajon nuk duan të kërkojnë një alternativë tjetër për anëtarësimin në BE.

Ai vlerësoi se procesi i integrimit evropian po bëhet gjithnjë e më pak i parashikueshëm dhe pas zgjerimit të madh në 2004, gjërat ishin më të vështira për Rumaninë dhe Bullgarinë në 2007, ndërsa madje edhe më të vështira për Kroacinë më pas.

“Por ne duhet të vazhdojmë të ecim përpara dhe unë besoj fuqimisht se ndërkohë do ta kryejmë detyrën në shtëpi, do të vazhdojmë të shtyjmë me reformat, jo vetëm sepse kërkohet nga ne, por edhe për brezat e ardhshëm, ne duhet ta përforcojmë edhe bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal si një tërësi”, theksoi Rama.

Kryeministri shqiptar tha se rajoni ka hyrë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe lidhjes.

“Këtu është edhe procesi i Berlinit. Për shembull, me kryeministrin Zoran Zaev kohët e fundit kam pasur më shumë takime sesa me disa nga ministrat e mi. Nga ana tjetër, është e njëjta gjë edhe me kolegët e mi serbë, dhe kjo nuk është më një lajm, por është normale e re. Më herët kur takohesha me Aleksandar Vuçiq ky ishte lajmë më i madh, ndërsa tani është normale. Ne duhet të shtyjmë përpara me fqinjët tanë, por jo në mënyrë që ta ndajmë rajonin, të mos krijojmë diçka që është në kundërshtim me të gjithë vizionin e rajonit, por atë që u detyrohemi qytetarëve tanë,” theksoi Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se bashkëpunimi midis vendeve në rajon, si dhe integrimi i tyre në Bashkimin Evropian, i cili duhet të jetë sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa jo të shtyhet, është mënyra e duhur për të ecur përpara dhe të sigurojë paqe afatgjatë dhe stabilitet.

Ish presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq tha se 22 vjet pas vendosjes së Procesit të Stabilizim-Asociimit dhe 18 vjet nga Agjenda 2003 në Selanik, vetëm Kroacia u bë anëtare e BE.

Sipas saj, BE duhet të gjejë një gjuhë të përbashkët dhe të vazhdojë me zgjerimin, dhe kjo duhet të jetë më shumë konsolidim, përkatësisht Ballkani Perëndimor nuk është oborr i BE-së, por një pjesë integrale e Unionit dhe duhet të konsolidohet në të.

Ish grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Katrugalos, theksoi se historia nuk duhet të jetë një burg për qytetarët e rajonit, por një shkollë.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian ka detyrim ndaj kandidatëve për anëtarësim, duhet t’i respektojë detyrimet e tij, ta respektojë punën e madhe që bëjnë këto vende, të solidarizohet në praktikë, jo vetëm në teori, dhe kjo, siç tha ai, janë sfida të mëdha për Evropën, jo vetëm në Ballkan por edhe në skenën botërore.

“Ne kemi një detyrim politik dhe moral të vazhdojmë me Agjendën e Selanikut, të vazhdojmë në frymën e Prespës, në mënyrë që të krijojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, për qytetarët tanë dhe për vendet tona,” tha Katrugalos, i cili tani është deputet në Parlamentin grek.

Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani madje ka thënë se vendi është i gatshëm për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian dhe se nuk ka vend i cili në historinë e anëtarësimit dhe negociatave me BE-në, “ka qenë më i përgatitur se ne”

Related posts

Komisioni për mbrojtje dhe siguri i ka mbështetur ndryshimet e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim

D V

Në Tabanocë për hyrje në shtet pritet deri 40 minuta

R Zh

Tetovë, tentim për dëmtimin e rrjetit të oksigjenit në spital

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com