Mesazhi i fuqishëm i Premtime Zylalit për gratë strugane

Shkup, 14 tetor – Pjesë nga fjalimi i kandidates për këshilltare dhe Kryetare e Asamblesë së Gruas tek Aleanca për Shqiptarët – Strugë, profesorja Premtime Zylali.

“Rëndom, besomëni thuhet se përmbysjet e mëdha që vijnë nga vetëdija e mirëfilltë e sovranit dinjitoz si ky i Strugës, sjellin fitore të mëdha dhe mjaft të bukura. Pas asnjë dyshim, këtu do të ndalem te Struga jonë e dashur, e cila do të jetë boshti i pikënisjes së ndryshimeve të mëdha që do të fillojnë më 17 Tetor.

Siç e dini tashmë jemi në ditët e fundit të fushatës elektorale për këto zgjedhje, një fushatë që ne si subjekt politik dhe si koalicion e kemi bërë në mënyrën më dinjitoze të mundshme. Pastër, siç është sllogani jonë, me dinjitet, me pjekuri, me maturi, me shumë punë. Kemi vizituar plotë vendbanime, pothuajse gjithë rrethinën e Strugës, kemi biseduar e folur me qytetarë dhe kemi shpalosur padyshim programin e kandidatit, kryetarit të ardhshëm të Komunës së Strugës, Idri Istrefi.

Unë nuk do të doja të përsëritem shumë për atë që u tha nga parafolësit, por meqë jo më larg se dje ishte “Dita e Vajzave”, mesazhi im i qartë dhe i pastër, sonte shkon për të gjitha nënat, motrat, gratë strugane dhe doja t’ua përcjell këtë.Ju jeni heroina të vërteta.

Ju jeni ata që punoni, lodheni, sakrifikoni në heshtje. Të gjitha ju që ndonjëherë edhe nuk ju jepet e drejta e fjalës apo nuk ju dëgjohet fjala, por edhe ju që dëgjoheni e jeni dëgjuar vazhdimisht, vleni shumë.

Vota juaj vlen shumë. Ndaj nga kjo foltore ju lutem, po ju them si bija juaj, si nënë, si motër, si strugane, që ne me votën tonë duke rrethuar numrin 6 me 17 Tetor, do të jemi firmëtare të rilindjes së Strugës.”

Related posts

GANIU: Rrugën Cvetan Dimov në Jahja Pashë do t’a bëjmë bulevard me 6 korsi

D V

Dauti: Të zezat që ia ka bërë BDI popullit shqiptar, nuk ia mbulon asnjë ngjyrë e aq më pak ngjyra e gjelbër

Redaksia

Kalishti u rreshtua pas Nebi Rexhepit, i pranishëm edhe Agim Nuhiu

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More