Agjencia Zhurnal.mk

Mesazhi i Manastirliut për mjekun Tritan Kalo: Ka respektin e pacientëve dhe tonin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka shprehur mirënjohjen mjekut Tritan Kalo, i cili iu shërben pacientëve të infektuar me përkushtim dhe profesionalizëm.

Në mesazhin e saj vlerësues ndaj Kalos, ministrja shkruan se doktori ka kaluar shumë epidemi, por koronavirusi është e pazakontë për të. Ai nuk ka fituar vetëm respektin e e pacientëve të tij, por edhe të gjithë qytetarëve të tjerë.

“Prof. Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi, por #COVID19 është e pazakontë edhe për të. Që nga dita e parë e epidemisë, prof. Kalo është çdo ditë mes pacientëve të prekur nga #COVID19, i palodhur në shërbim të tyre me përkushtim e profesionalizëm. Doktori ka mirënjohjen e pacientëve të tij por edhe respektin e thellë nga të gjithë ne për forcën dhe energjinë me të cilën prof. Kalo dhe i gjithë stafi i infektivit po e përballon këtë situatë🙏🏼 #MëTëFortë #Bashkë.”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...