Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mesazhi i Mickoskit nga Kumanova

Zhurnal Ads

Kumanovë, 2 dhjetor – Qytetarët në ditët në vijim me vigjilencë ta ndjekin çfarë do të ndodhë dhe çfarë negociatash do të sjellë Vllado Buçkovski me fqinjin lindor, VMRO-DPMNE si udhëheqës i Qeverisë së unitetit kombëtar nuk do të respektojë asnjë fjalë që është rënë dakord, tha nga Kumanova, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Ai në deklaratën për media para fillimit të protestës me makina u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin çfarë do të ndodhë periudhën e ardhshme.

Në tryezë, shtoi ai, me historinë maqedonase, gjuhën maqedonase, tradita, zakonet dhe heqja dorë nga pakicat kombëtare maqedonase te fqinji ynë lindor.

A theksoi se VMRO-DPMNE si parti politike do ta udhëheqë qeverinë e ardhshme që, siç tha, do të jetë qeveri e unitetit kombëtar, nuk do të respektojë asnjë fjali, asnjë fjalë, nga copë letër e mundshme të cilën do ta nënshkruajnë, siç theksoi, dyshja Zaevi dhe Buçkovski, ndërsa e cila do të jetë si[ theksoi, në dëm të identitetit maqedonas, traditës, zakoneve.

Ai tha se kanë paralajmëruar se do të ketë dëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me fqinjin tonë lindor.

Në mars, theksoi ai, kanë paralajmëruar se memorandumi që u miratua në Parlamentin bullgar do të jetë pjesë përbërëse e kornizës negociuese, por për fat të keq, theksoi, edhe atëherë nga ana e shumicës në pushtet dhe nga ana e Zoran Zaevit ishin të bindur se kjo nuk është e vërtetë, se ato janë lajme të rreme.

Partia opozitare VMRO-DPMNE protesta të ngjashme ka mbajtur në Ohër, Manastir, Dellçevë…

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ademi: Grubi i brengosur për “makinerinë votuese” në administratë, jo për shqiptarët

E.E.

1406 raste të reja, 937 të shëruar dhe 21 të vdekur

T E

Akademi solemne me rastin e Ditës së flamurit dhe pavarësisë

Z H

Bomba të reja për mbylljen e Televizionit A1

E.E.

Filipçe: Presion ndaj sistemit shëndetësor është i madh

E.E.

Sela kërkon Qeveri të zgjeruar dhe zgjedhje parlamentare bashkë me ato lokale

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...