Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Meshkujt paguhen më pak se femrat në Elbasan – pagat në Tiranë më të larta, në Lezhë më të ulëta

Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2019 arriti në 52,382 lekë [420 euro].

Statistikat e detajuara nga rajonet të raportuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë se, Qarku i Tiranës ka pagën mesatare mujore më të lartë apo 59,316 lekë [480 euro], ndërsa qarqet Lezhë dhe Shkodër kanë pagën më të ulët, afërsisht 41,351 lekë [330 euro] dhe 41,571 lekë [335 euro].

Krahasuar me mesataren mujore në nivel kombëtar, Qarku i Tiranës ka pagën mesatare mujore më të lartë me 13.2 për qind, ndërsa Qarku i Lezhës ka pagën më të ulët 21.1 për qind.

Meshkujt kanë pagën më të lartë në Qarkun e Tiranës apo 62,620 lekë [500 euro] dhe më të ulët në Qarkun e Lezhës apo 41,395 lekë [330 euro].

Femrat kanë pagën më të lartë në Qarkun e Tiranës apo 55,510 lekë [450 euro] dhe më të ulët në qarkun e Lezhës apo 41,300 lekë [330 euro].

Në Qarkun e Fierit, meshkujt paguhen më shumë se femrat me rreth 17.8 për qind, ndërsa në Qarkun e Elbasanit meshkujt paguhen më pak se femrat me apo 3.7 për qind.

Krahasuar me vitin 2018, paga mesatare mujore bruto gjatë vitit 2019 u rrit me 3.5 për qind. Qarku i Shkodrës ka rritjen më të madhe të pagave me 5.4 për qind, ndërsa qarku i Vlorës ka rritjen më të vogël me 2.4 për qind.

Studimet mbi pagën mesatare mujore bruto tregojnë se veprimtaritë financiare dhe të sigurimit kanë paga më të larta se sektorët e tjerë. Ky sektor ka pagat më të larta në qarkun e Tiranës dhe më të ulëta në qarkun e Dibrës. Pagat më të ulëta janë në sektorin e Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit. Në këtë sektor pagat më të ulëta janë në qarkun Tiranë dhe më të larta në qarkun Shkodër.

Statistikat e tregut të punës mbi pagat, janë të bazuara në informacionin e të dhënave administrative nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kontribuuesit në Sigurime Shoqërore.

Kriza e shkaktuar në ekonomi nga pandemia COVID-19 ka ndikuar në uljen e pagave gjatë vitit 2020. Në tremujorin e tretë të vitit, që ka qenë e dukshme në sektorin privat ndërsa pagat në shtet kanë vijuar rritjen.

Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2020, është 52,815 lekë [425 euro], duke rënë me 2.5 për qind në krahasim me tremujorin e dytë 2020, ndërsa në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë është 1.8 për qind më e lartë.

Dy sektorët që kanë shënuar rënien më të lartë të pagave në tremujorin e tretë të vitit, në raport me të dytin janë informacioni dhe komunikacioni, paga mesatare mujore e të cilit zbriti me 9 për qind apo 76,700 lekë [620 euro] nga 84,500 lekë [680 euro] në tremujorin e mëparshëm. Për sektorin financiar, paga ra me 13.3 për qind nga 117,900 lekë [950 euro] në 102,600 lekë [830 euro]. /Monitor/

Postime të ngjashme

1 vit që u nda nga jeta Aneta, dedikimi prekës i kryeministrit Rama

D V

Manastirliu: Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv +18vjeç, paraqituni me kartën e identitetit për të kryer vaksinën ndaj COVID

D V

I nxehti vijon të dominojë vendin, ja si variojnë temperaturat sot

D V

Kthehen në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra të bllokuara në kampet e luftës në Siri

D V

Tetë vatra zjarri në Shqipëri, rëndohet situata

D V

Situata e zjarreve në vend, zv.ministrja e Mbrojtjes nga Ksamili: Para përgjegjësisë penale të gjithë ata që dëmtojnë natyrën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...