Mësimdhënësja që u arrestua në Pejë për mashtrim me subvencione, prezantohej në cilësinë e menaxheres së një OJQ-je

nga D V

Mësimdhënësja e cila u arrestua në Pejë për shkak të dyshimit se ka mashtruar me subvencione prezantohej në cilësinë e menaxheres së një OJQ-je.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bëri të ditur se drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike me urdhër nga  Gjykata Themelore, kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarës femër kosovare, nën dyshimin e bazuar se e dyshuara ka kryer veprën penale ‘mashtrim’.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Loxhë, të Pejës.

Tutje bëhet e ditur se policia ka kryer kontrolle në objektet e të dyshuarës dhe ka konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin.

“E dyshuara gjatë periudhës kohore 2022/2024 në cilësinë e menaxheres së një OJQ-e, dyshohet se duke mashtruar persona të ndryshëm ka përfituar para në mënyrë të kundërligjshme. Policia ka kryer kontrolle ne objektet e të dyshuarës dhe ka konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin”, thuhet në raport.

Po ashtu e dyshuara, e cila është mësimdhënëse e shkollës fillore “Xhemajl Kada” në Pejë iu është pezulluar vendi i punës për gjashtë muaj.

Këtë e bëri të ditur një ditë më parë për Telegrafin, drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega.

Ai tha se mësimdhënëses automatikisht i pezullohet marrëdhënia e punës për 6 muaj.

“Lidhur me rastin na është konfirmuar se mësimdhënësja është ndaluar për 48 orë. E njëjta automatikisht pezullohet nga marrëdhënia e punës për 6 muaj”, ka thënë Gega.

Ai ka shtuar se menjëherë do të bëhet zëvendësimi i mësimdhënëses në fjalë.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë njoftuar për Telegrafin se ndaj mësimdhënëses në fjalë javë më parë është ngritur aktakuzë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More