Mësimi në katër shkolla të mesme në Gostivar pret leje nga Komisioni për sëmundje infektive

Gostivar, 13 shtator – Kthimi i nxënësve të shkollave të mesme në shkollat e Gostivarit varet nga përgjigja e Komisionit për sëmundje infektive. Fillimi i mësimit me prezencë fizike për ta u vonua për dy javë, për shkak të gjendjes së dobët epidemiologjike në komunën e Gostivarit. Vetëqeverisja lokale shpreh optimizëm se së shpejti do të ketë mësime të rregullta, sepse numri i të infektuarve të rinj ka trend të rënies.

 

Në sektorin për arsim të komunës së Gostivarit vlerësojnë se situata pas valës së fundit të pandemisë është përmirësuar dhe i ka dërguar një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komisionit për sëmundje infektive për udhëzime në lidhje me organizimin e mësimdhënies.

Në shkollat fillore në Gostivar, të cilat filluan vitin e ri shkollor me prezencë fizike, ka nëntë mësues dhe dy nxënës të infektuar me koronavirus, dhe dy klasa janë të izoluara.

Pamje e kënaqshme epidemiologjike ka në kopshtet për fëmijë dhe deri më tani nuk ka asnjë rast infeksioni midis personelit dhe fëmijëve. Ndryshimi i vetëm është se numri i grupeve është rritur nga 20 fëmijë aktual në 25 fëmijë, gjë që u bë me vendim të ministrisë dikasteriale.

Për shkak të numrit të madh të të infektuarve me kovid-19, në komunën e Gostivarit, ardhja e nxënësve u anulua për dy javë, ndërsa mësimi zhvillohet onlajn.

Related posts

Alternativa: Vendimi i Gjykatës së Apelit për rastin “Titanik” fundosi demokracinë dhe drejtësinë

Z H

Seanca të dy komisioneve të Kuvendit

Z H

UNDP dhe ambasada gjermane i dhuruan pajisje kompjuterike MPB-së

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com