Agjencia Zhurnal.mk

Mësimi online apo nga shtëpia!? Arsimtarët: Nxënësit më mirë ne klasë, jo online

Shkup, 9 gusht – Javën e ardhshme pritet të merret vendim për mënyrën e saktë se si do të vijojë mësimi në shkollat e vendit nga muaji shtator. Megjithëse hapja e shkollave me 1 shtator është mirëpritur nga mësimëdhënesit. Mësuesja Suzana Jakupi e cila punon me nxënësit e klasave të ciklit të ulët në shkollën fillore 25 Maji, thotë se mësimi online nuk ka dhene rezeltutat. Ajo thotë së nxënësit përveç mësimit të domosdoshëm, e kanë gjithashtu me rëndësi është edhe pjesën e socializimit.   

“Mësimi do të fillojë me një kombinim 1 orë e mesimit do të zgjatë 20 min  duke filluar nga viti shkollor kur ne standarte I kemi 180 ditë pune si duket do të zvoglohet në 100 ditë pune ndersa pushimi dimëror do të zgjasë me afat prej 60 ditësh për shkak të sigurisë së nxënësve dhe arsimtarëve.  Shume më mirë që nxënësit të jenë nëpër klasa vetëm 20 min se sa online. Nxënësit nga klasa e parë deri në të 5, janë në një moshë me delicate këtu vjen në shprehje edhe socializimi i fëmijëve shoqërimi i fëmijës. Më të vështirë e kanë kyçjen dhe mësimin online prej në distancë mës nxënësve.  Përveç që punojmë ne edukim ne mjaftë punojmë edhe ne socializimin e fëmijëve.”, tha Suzana Jakupi Kurbardoviç, mësuese.  

Ndërsa mësuesja Selma Isak, mësuese që punon me nxënësit e klasave të  6 e deri në të 9 thotë se në klasa me numër të madh të nxënësve të punohet me dy grupe një grup I nxënësve paradite dhe tjetri grup pasdite.  Sipas saj nuk duhet të përdoret metoda online me nxënësit për shkak se nuk ka pasur sukses.   

“Nga përvoja ime personale por edhe mësimëdhënësve tjerë nuk kemi pasur rezultate efikase nëpërmjet mësimit online . Sepse mësimi online është i komplikuar . Në shkollën tonë  është një numër i madh i nxënësve me  mjaft paralele . Sipas mendimit tim do të jenë të mjaftueshëm 20 min  për një lëndë mësimore. Duhet që klasa të ndahet në dy pjesë, një grup nxënësish të vijnë paradite dhe një pas dite. Mendoj që më efikase do të ishte mesimi të realizohet në klasë me nxënësit sepse mësimi on-line nuk ka dhënë rezultate të deshirueshme.”, tha Selma Isak, mësuese.  

Shkolla fillore 25 Maji numëron mbi 1600 nxënës, kjo shkollë ka mundësi që cdo nxënës të ulet në një bankë i vetëm. Mësueset e kësaj shkolle thonë se duhet të angazhohen si MASH dhe komuna dhe vetë shkollat për të siguruar mjete dezifektuese të mjaftueshme për të parapara me masat protokollare të shëndetit publik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...