Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Mësohet arsyeja banale pse 27-vjeçari u nis me granatë dore tek AKI-ja

Një 27-vjeçar me inicialet E.B, është nisur sot herët në mëngjes drejt Agjencisë Kosovare për Inteligjencë. Në veturën e tij, Policia ka gjetur edhe një granatë dore, raporton Express.

Por, cila ishte arsyeja pse i riu shkoi në AKI?

Sipas raportimeve të mediave, E.B fillimisht i është afruar ndërtesës së AKI-së dhe është fjalosur me rojet e AKI-së, me akuzat: “Përse po ju vendosni njerëzve çipa”.

Rastin për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 08:40 min, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmirren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent”, tha Policia.

Postime të ngjashme

Kërkohet të mos ketë shtyrje të testit të arritshmërisë dhe maturës

T E

17 deputetët që kanë fituar më së shumti legjislatura

T E

Vdes nga Coronavirusi peshkopi Atanasija

T E

Këta janë 120 deputetët e rinj të Kosovës

T E

Votat e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër

S.B.

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, për 24 orë shënohen shtatë vdekje dhe 591 raste të reja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...