Ronald Araujo ka munguar për shumë muaj për shkak të një dëmtimi të kofshës dhe nuk është paraqitur për Barcelonën deri më tani këtë sezon.
Gazetari Toni Juanmarti ka dhënë një përditësim të rëndësishëm për rikuperimin e mbrojtësit teksa zbulon se Araujo mund të kthehet deri në fund të muajit.
“Ronald Araujo ka arritur fazën përfundimtare të rikuperimit të tij. Qëllimi është që ai të kthehet deri në fund të këtij muaji”, raporton Juanmarti përmes Reshad Rahman.
Ndeshja e fundit e Barcelonës këtë muaj është përballja me Brestin në Ligën e Kampionëve, ku nëse raportet janë të sakta, mund të shfaqet Araujo.
25-vjeçari nuk ka luajtur në asnjë ndeshje këtë edicion me fanellën e Barcelonës.
Rikthimi i tij do të jetë një armë shtesë për trajnerin Hansi Flick, pasi Araujo konsiderohet si lider në mbrojtjen katalunase.