Mësohet data se kur Mbappe do t’i bashkohet Realit në stërvitje

nga D V

Kylian Mbappe do t’i humbas ndeshjet parasezaonle të Real Madridit, pasi ai ende po e shijon periudhën e pushimeve.

Sulmuesi francez u largua me pushime pas prezantimit të tij madhështor si një futbollist i ri i Realit përpara një Santiago Bernabeu të stërmbushur.

Tanimë është mësuar se Mbappe do të filloj stërvitjet me Realin më 7 gusht, dhe nuk do të luaj në El Clasicon në SHBA më 3 gusht.

Kjo do të thotë se Mbappe mund të përfundojë të humbasë të gjitha ndeshjet parasezonale për shkak të nevojës së tij për të fituar mprehtësinë e ndeshjes.

Francezi ka të ngjarë të shikojë ndeshjen e Superkupës së UEFA-s kundër Atalantës më 14 gusht, si data për të bërë debutimin e tij në Real Madrid.

Mbappe duhet patjetër të jetë plotësisht gati për ndeshjen hapëse të La Ligas 2024/25 kundër Mallorca më 18 gusht dhe do të jetë i etur për të luajtur që nga fillimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More