Mësohet gjinia dhe mosha e viktimave të tragjedisë në Tetovë

Tetovë, 10 shtator – Mes viktimave nga zjarri në Spitalin Modular të Tetovës tetë janë gra dhe gjashtë burra, të moshës nga 29 deri në 78 vjeç. Prej tyre 12 ishin të hospitalizuar si pacientë në kovid qendrën. Nga viktimat, dy persona dhe atë bashkëshortja e një pacienti dhe vajza e një pacienteje janë persona nga jashtë të cilët nuk ishin të hospitalizuar, mëson Alsat nga burime në Prokurori.

 

Me urdhër të Prokurorisë është kryer obduksion edhe ndaj pacientes, e cila ka ndërruar jetë nga Kovid-19 pak para zjarrit, ndërsa për jetën e saj ka luftuar personeli mjekësor. Trupi i pajetë i pacientes është nxjerr nga spitali në momentin e shpërthimit të zjarrit. Obduksioni është kryer për të vërtetuar saktë shkaqet e vdekjes, pas çka është konstatuar se shkak i vdekjes nuk është zjarri.

Related posts

Masa për shlyerjen e kamatës, Selami: Do të përfshihen edhe borxhet ndaj DAP

R Zh

Nga nesër edhe për dalje nga shteti duhet test PCR negativ ose certifikatë vaksinimi

D V

MPPS me thirrje të respektohen masat për mbrojtje nga i ngrohti

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com