Mësohet se cilat vetura dëmtohen më shumë gjatë aksidenteve

Shumë njerëz hezitojnë të blejnë një veturë të përdorur për shkak të problemeve të shumta dhe ndër nga më të rëndësishmet është nëse vetura ishte e përfshirë në një aksident automobilistik.

 

Nëse po blini një veturë të përdorur dhe jeni të prirur për marka të caktuara, kini kujdes.

Gjejini më poshtë se cilat automjete më shpesh përjetojnë një prishje në “jetën e tyre” – që kërkon të paktën një riparim të vogël, dhe shpesh më shumë se kaq.

Top 5 makinat më të dëmtuara

Tabela më poshtë tregon pesë markat e veturave në Evropë që ka më shumë të ngjarë të dëmtohen, sipas raporteve të carVertical.

Për modelet më të dëmtuara, mbani në mend se të gjitha veturat kanë karakteristika të ndryshme dhe janë të njohura me lloje të ndryshme të shoferëve.

Përkundër pritjeve, Lexus është i pari. Veturat e kësaj marke janë të besueshme, por të fuqishme dhe të shpejta, kështu që shoferët shpesh mbivlerësojnë aftësitë e tyre drejtuese, të cilat mund të përfundojnë në katastrofë.

E njëjta gjë vlen për Jaguar, dhe, siç pritej, edhe modelet BMW. Për shembull, BMW 3 Series dhe Jaguar XF janë vetura relativisht të përballueshme në kategorinë e tyre, por për shumë njerëz janë shumë të gjallë dhe zakonisht përfundojnë në riparim.

Subaru është në vendin e dytë, duke treguar se edhe një sistem me të gjitha rrotat nuk mund të na mbrojë gjithmonë në situata të vështira. Pasohet nga Jaguar dhe BMW.

Top 5 makina më pak të dëmtuara

Dhe tani është radha e markave të automjeteve që kanë më pak gjasa të dëmtohen, sipas raporteve të carVertical.

Këto rezultate tregojnë se dëshirueshmëria e markës dhe karakteristikat e veturës ndikojnë në probabilitetin e një aksidenti.

Për shembull, Fiat prodhon vetëm automjete kompakte. Kjo kompani ofron vetura relativisht të përballueshme motorët e të cilave kryesisht japin deri në 150 kuaj/fuqi. Opel dhe Nissan janë gjithashtu në top 5, dhe të gjithë kanë një pjesë të dëmit prej rreth 30%.

Këto janë vendet me përqindjen më të lartë të veturave të dëmtuara

Sipas analizës së raporteve të historisë së veturave nga vende të ndryshme evropiane, është e lehtë të gjesh se në cilat vende është përqindja më e lartë e veturave të dëmtuara.

Ka ndryshime, por të dhënat tregojnë qartë se përqindja më e madhe është në vendet që pësuan ndryshime të mëdha shoqërore në vitet 1990 dhe më pas pak a shumë ndryshuan sistemin e përgjithshëm të vlerës, si dhe modelet e sjelljes. /Telegrafi/

Related posts

Kjo Skoda nuk guxoi të garonte për shkak të Luftës së Ftohtë

D V

Probleme të reja – Audi shkurton orarin e punës në fabrikat e Gjermanisë

Redaksia

Hyundai dhe Rimac zhvillojnë një super veturë me hidrogjen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More