Messi e Neymar qeshnin, derisa autoritet brazilian ndërprenë ndeshjen shkaku i katër lojtarëve të Argjentinës

Lionel Messi e Nyemar nuk mund të besonin se çfarë po ndodhte në takimin mes Brazilit dhe Argjentinës.

 

Kundërshtarë dhe bashkëlojtarë te Paris Saint-Germain, por dyshja diskutonin në distancë veprimet e zyrtarëve të ndeshjes.

Katër lojtarë të Argjentinës, që luajnë në Ligën Premier, nuk ishin karantinuar me kohë, duke injoruar kështu rregullat ant-COVID.

Kjo bëri që ndeshja për kualifikimet në Kupën e Botës, mes Brazili dhe Argjentinës të suspendohet për një afat të pacaktuar deri më tani.

Takimi që filloi në ora 21:00 zgjati vetëm pesë minuta, pasi zyrtarët brazilianë u futën në fushë dhe nuk lejuan të zhvillohej takimi.

Messi dhe Neymar shikonin nga distanca, derisa e qeshura mes tyre u kap nga kamerat.

Dy yjet e PSG-së ndoshta kanë qeshur me këtë veprim amatoresk të zyrtarëve, pasi këto gjëra do duhej të zgjidheshin para se të niste takimi.

Related posts

Liverpooli përgatitet të shpenzojë shumë për Pedrin

D V

Drita fiton edhe në Podgoricë, kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës ku e pret Feyenordi

D V

Xavi ka klauzolë largimi nga Al Sadd e cila vlen vetëm për Barcelonën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More