Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Messi hedh në gjyq 5 drejtuesit e Barçës, kjo është arsyeja

Lionel Messi ka vendosur të ndërmarrë hapa ligjorë pas zbulimit të detajeve të kontratës së tij nga gazeta “El Mundo”.

Sipas burimeve pranë përfaqësuesve të tij ligjorë, futbollisti argjentinas do të paraqesë një ankesë penale kundër pesë personave që ai i konsideron të dyshuar për zbulimin e dokumentit privat në gazetën madrilene, një fakt që përbën një krim.

Ata janë Josep Maria Bartomeu (ish-presidenti i Barçës), Carles Tusquets (presidenti aktual i Komitetit të Menaxhimit), Jordi Mestre (ish-nënkryetari për çështjet sportive), Òscar Grau (CEO i klubit) dhe Romà Puntí (shefi i shërbimeve juridike të Barçës) .

Të gjithë këta persona kanë patur qasje në dokumente e për rrjedhojë janë të dyshuarit kryesorë për servirjen e kontratës gazetës “El Mundo”, e cila gjithashtu do të paditet për publikimin e saj, ndërkohë që ajo ishte konfidenciale.

Interesant fakti që vetë klubi i Barcelonës, më konkretisht Komiteti i Menaxhimit, ka kërkuar të fillojë një hetim i brendshëm në përpjekje për të sqaruar detajet e incidentit

Postime të ngjashme

Milani vazhdon interesimin për Ziyech, e do me çdo kusht në San Siro

D V

Keqpërdoret emri i kampioneve olimpike në rrjetet sociale, KOK-u konfirmon se asnjëra nuk kanë llogari zyrtare dhe do t’i padisë keqpërdoruesit

D V

Granit Xhaka mes Arsenalit dhe Romës, çfarë mungon për të mbyllur marrëveshjen?

D V

Chelsea është gati ta ulë çmimin e sulmuesit Abraham

D V

Katër arsyet pse Lukaku refuzon rikthimin te Chelsea

D V

Prishtina përballet me skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...