Messi i dërgon Suarezit një mesazh të ngrohtë pasi uruguaiani shpalli pensionimin nga kombëtarja

nga D V

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi i dërgoi një mesazh të ëmbël mikut të madh, Luis Suarez, pasi ky i fundit njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar.

Suarez njoftoi dje (e martë) se ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës në shtëpi kundër Paraguait (7 shtator) do të jetë paraqitja e tij e fundit për kombëtaren.

Pensionimi i tij ka bërë bujë të madhe dhe shumë ish-bashkëlojtar dhe miq të tij i kanë bërë nderime. I fundit nga ta është Messi.

Messi dhe Suarez janë miq shumë të ngushtë dhe janë bashkëlojtarë edhe sot e kësaj dite në Inter Miami.

Dyshja dominoi Evropën dekadën e kaluar dhe Messi ka dërguar një fjalë vlerësimi për shokun e tij pas njoftimit për pensionim nga kombëtarja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More