Inter Miami ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Houston Dynamo në xhiron e dytë të MLS.
Skuadra e trajnerit Javier Mascherano ka triumfuar 1-4 në udhëtim, teksa Lionel Messi nuk ka luajtur këtë ndeshje duke u lënë pushim.
Në mungesë të Messit në skenë doli Luis Suarez i cili shkëlqeu në këtë sfidë.
Ylli uruguaian shkëlqeu me tre asistime dhe një gol në këtë sfidë.
Dy golat u shënuan nga Segovia, derisa një gol tjetër nga Allende.