Messi: Nuk kam bërë asnjë gabim që u transferova te PSG

Lionel Messi ka pasur një fillim të trazuar të karrierës së tij në Paris Saint-Germain, duke shënuar vetëm një gol në fitoren 2-0 të klubit kundër Manchester City para se të paraqitej në humbjen 2-0 ndaj Rennes fundjavën e kaluar, por argjentinasi nuk pendohet me kalimin te gjigantët francezë.

Në një intervistë ekskluzive për revistën France Football, Messi foli për herë të parë me një media që kur iu bashkua PSG-së dhe ai është i bindur se ai ka marrë vendimin e duhur.

“Unë nuk bëra asnjë gabim kur shkova në PSG”, është fraza që bie në sy nga intervista e Messit, e cila do të botohet e plotë të shtunën e 9 tetorirt.

Në anën tjetër, Barcelona, ish-klubi i Messit ka qenë në krizë pas krize, me pozicionin e Ronald Koeman si trajner tani nën kërcënim serioz.

Si i tillë, edhe pse PSG ka disa gjëra që duhet të zgjidhen, është një skenar krejtësisht i ndryshëm nga ajo që po ndodh në Camp Nou.

Që kur iu bashkua PSG -së, Messi ka luajtur në pesë ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol. /

Related posts

Alaba flet për përshtatjen e lehtë në Spanjë: Gjithmonë kam dashur të luaj për Realin

D V

Challandes largohet nga Kosova me rekord pozitiv të rezultateve

D V

Vajza që nuk ndalet asnjëherë, tani pret suksese edhe në MuayThai

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More