Sport

Messi për Ronaldon: El Clasico me Ronaldon në fushë ishte e veçantë, shpresoj ta kalojë sa më shpejt COVID-19 dhe të jetë në fushë të mërkurën

Zhurnal Ads

Ronaldo ka rezultuar përsëri pozitiv me coronavirus dhe ka shumë gjasa që ai të humbasë ndeshjen e shumë pritur të Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Barcelonës që zhvillohet të mërkurën, duke zhgënjyer seriozisht tifozët.

Megjithatë, një lojtar i Barcelonës që dëshiron të shohë përballjen epike me dyshes është edhe vetë Leo Messi.

Në një intervistë për DAZN përpara El Clasico të së shtunës, Messi foli me ngrohtësi për lojtarin që shpesh shihet si rivali i tij i përjetshëm.

“Ai me Cristiano Ronaldon ishte dhe është një duel i veçantë, i cili do të mbetet përgjithmonë”, ka thënë argjentinasi

“Zgjati shumë vite dhe nuk është e lehtë të ruash nivele të caktuara për një kohë të gjatë”.

“Ekipet tona ishin gjithashtu shumë kërkuese: Real Madrid dhe Barcelona, ​​dy klubet më të forta në botë. Të garosh si i barabartë për kaq shumë vite është diçka që do të mbetet përgjithmonë. Dueli midis meje dhe Cristiano Ronaldos ishte shumë i mirë në nivelin personal unë mendoj se njerëzit e shijuan këtë gjë”.

“Padyshim kur Cristiano luante për Real Madridin, ndeshjet ishin të veçanta, ndeshje kundër tyre gjithmonë janë të veçanta, por me Cristiano në fushë ata kishin një kuptim të veçantë”, ka thënë Messi.

Argjentinasi që ka bërë histori në Ligën e Kampionëve me Barcelonën, të mërkurën do të përballet me Juventusin, ku shpreson që Ronaldo të jetë në fushë dhe të kalojë sa më shpejt infektimin me COVID-19.

“Të mërkurën mund ta kemi këtë sfidë. Shpresojmë që Cristiano të jetë aty dhe sa më shpejt të shërohet nga COVID-19”, ka deklaruar Messi.

Rivaliteti mes dyshes nuk ishte asnjëherë armiqësor në të kaluarën, por krahasimi mes tyre ishte i pashmangshëm.

Megjithatë, që nga largimi i Ronaldos në Serie A, të dy kanë folur me më shumë dashuri për njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Challandes i përgjigjet Bernard Berishës: Kam folur me të një orë dhe ka marrë fund ai diskutim

admin

Më në fund Fury i përgjigjet akuzave të rënda të Wilderit

XH,I

Prezantohet Sergino Dest: “Mezi pres të luaj me Leo Messin”

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...